e shtunë, 18 tetor 2008

Qendra Adventiste ofron seminarin JETA JUAJ

QENDRA ADVENTISTE ofron një seri programesh 
me temën “JETA JUAJ”Programet do të shfaqen në ekran të madh 
çdo të DIELË ora 17:00

Tek “Qendra Adventiste” në rrugën kryesore të Kalasë, përball kopshtit “Tom&Jerry” Elbasan.



2.Nëntor – Dashuria Juaj – Çfarë është dashuria dhe si e shprehim atë?
9.Nëntor – Personaliteti Juaj – Çfarë tip personaliteti kam unë?
16.Nëntor – Kuptimi i jetës suaj – Pse jetoj?
23.Nëntor – Origina Juaj – Nga kam ardhur dhe ku po shkoj?
30.Nëntor – Besimi Juaj – Ku mund të besoj në këtë jetë?
7.Dhjetor – Vuajtja Juaj – Pse vuajmë?
14.Dhjetor – Falja juaj – Çfarë do te thotë të falësh?
21.Dhjetor - Zgjidhja Juaj – Cila është zgjidhja e problemit?
28.Dhjetor - Marrëdhënia Juaj – Si mund të kem një marrëdhënie të shëndetshme?
4.Janar - Shëndeti Juaj – Si mund të parandaloj sëmundjet?
11.Janar - Paqja Juaj – Si ti largoj shqetësimet?
18.Janar -  Vetvlersimi Juaj – Si mund të kem një vetvlersim të shëndetshëm?
25.Janar – Shpresa Juaj – A mund të kem shpresë ne këtë jetë?

EJANI TË KUPTONI MË MIRË TË KALUARËN, 

TË TASHMEN DHE TË ARDHMEN TUAJ.

Per ju qe nuk keni mundesi te vini lutuni qe Zoti ti bekoj keto programe.

Me respekt

Pastor Gentian Thomollari i Kishës Adventiste, Elbasan



e martë, 7 tetor 2008

Sekreti i një martesë të lumtur

Sekreti i një martesë të lumtur nuk është të gjesh personin e duhur, por të jesh person i duhur!

Një familje mund të jetë e sukseshme vetem në qoftë se reflekton qëllimet origjinale të Perëndisë për të.

Vetem prania e Zotit tonë Jezus mund ti bëj këto parime fleksibël, të gjalla dhevti ripërtërijë marrëdhëniet tona në familje. Ja pse ne duhet të lutemi çdo ditë për praninë e Tij në jetët tona.

Dashuria më e madhe e Zotit ndaj njërëzve u tregua në sakrificën e Jezusit.
Për shkak të sakrificës së Jezusit kisha u krijua.
Krishti dhe kisha kanë një lidhje më të fortë dhe të shenjtë seç ka qënë ndonjeherë ndërmjet njëriut dhe Zotit.

Detyra e burrit dhe gruas është të jenë simbol i unitetit të Krishtit me kishën dhe të tregojnë sakrificën, besnikerinë dhe përkushtimin.

Efesianëve 5:31-32 31 "Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm". 32 Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.


Familja i përket ZOTIT sepse Ai e krijoi atë, dhe vendosi
•Strukturën e brendshme,
•Detyrat &
•Qëllimet e saj.

Sekreti i një familje të lumtur është shumë e thjesht – forconi marrëdhënien me Jezusin që mund të ndjeni Atë, studioni fjalën dhe praktikoni parimet e Tij.


Lëjoni Jezusin të drejtoj anijen e familjes suaj!

Qëllimet e Zotit për martesën

1+1=1

Kur një burrë dhe një grua bashkohen sebashku dy proçese të ndryshme ndodhin – braktisje dhe bashkim.

Martesa nuk duhet të bëhet një test për durimin tonë.Martesa duhet të jetë:
@ patëmeta,
@ e qëndrueshme,
@ e përmbushëse.

Një nga arsye pse Perandoria Greke dhe Romake ra ishte prishja familjes se shëndetshme.
Në ditët e sotme është një tendence për tu ndarë ose divorcuar kur shfaqen konfliktet.

Sipas Biblës prioriteti kryesor është marrëdhënia midis burrit dhe gruas, pastaj prindër – fëmijë dhe e fundit është marrëdhënia jonë me shoqërinë.

Pse martesat prishen?

Ja, probleme dhe pikëpamje të botës rreth martesës.

Martesa e përkohshme - Në ditët e sotme familjet janë në vështirësi, martesat janë të plagosura dhe është e vështirë të gjesh një çift të lumtur.
Marrëdhënia që dëshironi është e mundur, por nuk ndodh vetë.

Në martesë marrëdhënia rrallë përmirësohet vetë dhe pothuajse ne kurrë mund të themi këtë për një marrëdhënie të tensionuar.

Nëse ne dëgjojmë principet e Zotit ne do të shohim që është e mundur ta përmirësojmë marrëdhënien kaq shumë sa do të habiteshim.

Në Ameriken e Veriut numri i divorceve eshtë pothuajse i njëjtë me atë të martesave.
Përqinda e divorceve po afrohet 50% dhe po shkon në rritje. Thënia zotëruese – Nëse nuk do të funksionojë mund të ndahemi.

Çiftet thjesht bashkjetojnë. Bashkëjetesa zakonisht ekziston deri sa të dy partnerët përfitojnë nga ajo.

Tradhëti bashkshortore - Ka edhe çifte të cilët tradhëtojnë njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë mendojnë se kanë një martesë të lumtur. Ata thonë – tradhetia rrit dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.

Alternativat për martesën – homoseksualiteti, divorci, tradhëtia - Homoseksualiteti është shumë popullor tani dhe çifte të tilla kërkojnë të të drejtat e tyre. Madje edhe njerëz të martuar mund ti tadhëtojnë partneret e tyre më një të dashur të të njëjtit seks.

Jo përgatitje e mjaftueshme për jetën martesore.

Qëllimet Biblike për një martesë të krishterë

Zanafilla 2:18 Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".

A Kjo është gjëja e parë që Zoti tha që nuk është mirë.
B Adami nuk ankohet se është vetëm.
C Gjithë pjesa tjetër e krijesave janë krijuar në çift.
D Natyrisht njeriu ndjehet i vetmuar i mungon plotësia.
E Ai është krijuar të jetojë në miqësi dhe në shoqëri.

Malakia 2:14 Megjithatë ju thoni: "Përse?" Sepse Zoti është dëshmitar midis teje dhe bashkëshortes së rinisë sate, ndaj së cilës je sjellë me pabesi, ndonëse ajo është shoqja jote dhe bashkëshorte e besëlidhjes sate.

Predikuesit 4:10 Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrejë!

Cili është përkufizimi i Zotit për martesën?

Marrëdhënia personale
Zanafilla 2:24 Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij
Kjo do të thotë NDARJA

Marrëdhënie jetëgjatë
Zanafilla 2:24 Njeriu... do të bashkohet me gruan e tij
Kjo do të thotë Qëndrueshmëri

Marrëdhënia e vetme midis një burri dhe një gruaje.
Zanafilla 2:24 dhe do të jenë një mish i vetëm.
Kjo do të thotë BASHKIMI

Marrëdhënie intime midis burrit dhe gruas.
Zanafilla 2:25 Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.
Kjo do të thotë INTIMITET

Zanafilla 2:24-25 24 Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm. 25 Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.

Këto vargje është cituar 4 here :
Mateu 19:3-5; Marku 10:5-9; 1 Korintasve 6:16; Efesianëve 5:28-31

A ‘njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet’ – Ju duhet të ndaheni nga prindërit
@ GJEOGRAFIKISHT
@ EKONOMIKISHT
@ PSIKOLOGJIKISHT

Kështu, të lësh prindërit do të thotë:
1) Të ndryshosh sa më shpejt pozicionin tënd gjeografik, vendbanimin, jo të braktisësh prindërit.
2) Të jesh i pavarur emocionalisht dhe ekonomikisht.
3) Të krijosh marrëdhënie midis jush dhe prindërve tuaj marrëdhënie prej të rriturish.
4) Të pranoni që tani më i rëndësishëm është opinioni i bashkshortëve tuaj.
5) Dashuria, vlerësimi etj duhet të vijnë më përpara nga bashkshortët tuaj.
6) Marrëdhënia midis burrit dhe gruas duhet të ketë prioritet mbi çdo marrëdhënie tjetër.

B ‘dhe do të bashkohet me gruan e vet,’
Bashkim ose marrëdhënie e përjetshme.
Zoti kurrë nuk e ka planifikuar divorcin.

Marku 10:5-6 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull; por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.
Në Malakia 2:16 Zoti thotë: ‘Unë e urrej divorcin.’

1) Bashkim = ‘Ngjitje’.
2) Martesa zgjat përgjithmonë. Të bashkuar deri në vdekje. Romakëve 7:2 Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit.

3) Divorci ose ndarja nuk është një zgjidhje. Mateu 19:5 Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm". Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë".

4) Baza e një martese të fortë është përkushtimi jo ndjenja.

”Gruja premton të jetë besnike edhe nëse burri humbet të gjitha flokët, ose të kishte një gungë në kurriz ose të kishte humbur shikimin; dhe sikur ai të humbte shëndetin, punën, paratë, paraqitjen; dhe nëse dikush tjetër do të dukej më tërheqës.”

“Burri premton të jetë besnik edhe nese gruaja humbet bukurinë e saj, nese ajo nuk ishte aq e regullt dhe e bindur si do të dëshironte ai, edhe pse ajo nuk i përmbush të gjitha dëshirat e tij seksuale, nese ajo shpenzon para pa u menduar dhe do të ishte një guzhinjere e keqe.”

“Martesa do të thotë që burri dhe gruaja fillojnë një marrëdhenien për të cilën ata të dy marrin përgjegjësi të plotë dhe do ti qendrojnë të përkushtuar njëri-tjetrit pa pasur rëndësi problemet që mund të përballojnë.”

5) Sipas Zotit martesë do të thotë që njërëzit e dinë që do të kenë probleme për të cilat ata do t’u duhet të bisedoj sebashku; atyre do të duhet të kërkojnë ndihmën e Zotit për t’i zgjidhur ato dhe jo të largohen nga to. Nuk ka kthim mbrapa. Ata janë përkushtuar njëri-tjetrit përgjithmonë. Ata duhet të bashkoj me njëri-tjetrin sot, nesër dhe deri në fund të jetës.

C Zanafilla 2:24-25 ‘dhe do të jenë një mish i vetëm. Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.’
Marrëdhënie e vetme.

Dy bëhen një .
Të bëhesh një është më shumë se sa një bashkim.
Edhe pse është më shumë së afërsi fizike, do të thotë gjithashtu ndërlidhje seksuale.
‘Zoti kurrë nuk na ka thënë të kemi turp nga seksi në martesë!’

‘të njihesh’ do të thotë edhe ‘respekt i thellë’.

Zanafilla 4:1 Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz
Mateu 1:24 Dhe Jozefi, ... e mori pranë vetës gruan e tij; por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.

Të braktisësh, të bashkohësh dhe të njihesh me njëri-tjetrin do të thotë të bëhesh me një identitet të ri, kur dy individ bëhen një – të bashkuar në:
@ mëndje,
@ zemër,
@ trup
@ dhe frymë.

Efezianët 5:31-32 31 "Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm". 32 Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.

1) ‘Të bëhesh një mish’ është një proçes që zgjat gjithë jetën jo vetem për ceremonin e dasmës.
2) Nuk ka më dy njërëz të veçuar por ata janë bërë një.
3) Zemërgjerësi – dy njërëz përmbushin dëtyrën për partnërin. 1 Korintasve 7:3-4 Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja.
4) Kjo lojë marrëdhënie e bën martesën harmonike.
5) Hebrenjt 13:4 Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer
6) Martesë do të thotë përkushtim të plotë dhe të ndash me njëri-tjetrin deri në vdekje.
7) Duhet të ndajmë gjithçka – ëndrat, shpresat, trishtimet, mendimet, dëshirat, sukseset dhe deshtimet.

D Zanafilla 2:25 Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.
Kjo nuk është një apelim për lakuriqësi publike!
Adam ishte i vetmi burrë që pa Even lakuriq dhe Eva ishtë e vetmja grua që pa Adamin lakuriq. Kjo ndodhi para se të vinte në mëkat

Zanafilla 3:7,21 Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t'u mbuluar. Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi.

Shohim që:
1) Ata ishin të vetmi njërëz;
2) Ata të dy ishin lakuriq por nuk ndjenë asnjë turp nga njëri-tjetri;
3) Sundonte ndeshmëri plotë.

Zanafilla 2:18
Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm;

Zoti tha që martesa ishte shumë e mirë.

Qëllimi i martesës ishte miqësia e gruas me burrin. Ata u krijuan si partnera për të kënaqur njëri-tjetrin.

Renditja e vendosur nga Zoti për familjen

1 Korintasve 11:3 Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia.

Kolosianëve 3:20 Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.

(A) Krishti është kreu i burrit

Kolosianëve 1:18 Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë.

Efesianëve 1:22 dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës,

Krishti është Zoti i familjes

Sepse trupi varet nga koka. Dhe trupi i nënshtrohet kokës.

(B ) Burri është kreu i gruas

Efesianëve 5:23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu I kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

Burri është autoriteti kryesor për fëmijët

Malakia 1:6 “Një bir nderon të atin.”

Efesianëve 6:2 "Ndero babanë tënd dhe nënën tënde", ky është urdhërimi i parë me premtim.

Burri nuk është superior krahasuar me gruan. Ai është përgjegjës për gjithçka.

Kolosianëve 3:19 Ju bashkëshortë, duajini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.

1 Pjetrit 3:7 Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.

(C) Gruaja – ndihmësja e burrit. Fëmijët i binden asaj.

Zanafilla 2:18 Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".

Fjalët e urta 1:8 Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,

Ajo është autoriteti i dytë për fëmijët. Gruaja nuk është inferiore krahasuar me burrin, por ajo ka një pozicion tjetër.

Kush duhet të jetë kreu i familjes?

Efesianëve 5:23-25 Sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë. Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të.

Burri i përkushtohet Krishtit dhe është përgjegjës para Tij për kujdesin dhe drejtimin e familjes.

Gruaja i përkushtohet burrit dhe është përgjegjëse para tij për rregullin në shtëpi dhe kujdesin e fëmijëve.

Të dy prindërit janë autoritete për fëmijët.

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas duhet të jetë primare!

Kurthet janë marrëdhënia me shoqërinë (kolegët, miqtë, të afërmit) dhe marrëdhënia prindër-fëmijë.
Një nga dhuratat më të mira që prindërit më ka dhuruar ështe dashuria e tyre për njëri-tjetrin.

ROLI I BURRIT

Burri u krijua i pari dhe vetëm pastaj gruaja si ndihmese e burrit.
1 Gjoni 4:19 Ne e duam atë (Krishtin), sepse ai na deshi i pari.
Gruaja në marrëdhënien martesore është si jehona
Efesianeve 5:25, 28, 29 Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën.

Vini re se si burri duhet ta doje gruan e tij:
Ashtu si Krishti deshi kishën e Tij (sakrificë dhe përkushtim i plotë),
Si trupin e tij (Pa lëndime dhe duke e siguruar),
Si veten e tij (Duke e ushqyer dhe duke u kujdesur) (Ef.5:29)

Dashuria e vërtetë nuk varet nga ndjenjat.
Dashuria e vërtetë varet nga vullneti.
Zanafilla 2:23 Dhe njeriu tha: "Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim!”

1. BURRI ËSHTË KREU I GRUAS DHE I FAMILJES
Mënyra më e mirë për të qenë një baba i mirë është të jesh një burrë i mirë për nënën e tyre.
Burri është kryetari dhe ai vendos politikën e martesës. Burri mund t’ia japë pjesërisht drejtimin çdo anëtari tjetër të familjes por në fund të fundit ai është përgjegjës për gjithçka.
Burrat janë përgjegjës para Zotit sesi ata janë si kryetarë familjesh.

Efesianëve 5:23-25 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë. Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të.

‘Unë njoh disa burra të cilët drejtojnë familjet e tyre si ushtarakët në ushtri. Ata japin urdhra dhe bërtasin: ‘Unë jam Kreu i familjes!’ Ky nuk është një drejtim por një diktaturë.
Burra të tjerë interpretojnë mësimin e Palit në këtë mënyrë: ‘ Unë jam drejtuesi i familjes, gruaja duhet të më bindet mua, Bibla është në anën time.’
Pali tek Efesianëve 5:22-25 nuk përqendrohet në pushtetin e burrit mbi gruan. Në vënd të kësaj ai përqendrohet tek detyrimi i burrit për të dashur gruan e tij me zemërgjerësi.

Bashkëshorti:
© nuk duhet të kërkojë bindje.
© nuk duhet të urdhojë gruan e tij të respektojë pushtetin e tij.
© nuk duhet të thotë: ‘Ji e bindur dhe e nënshtruar dhe atëhere une do të të dua siç është shkruar në Bibël”.

Përqendrohu në të treguarit e dashurisë tënde asaj.
Lëri asaj lirinë e të zgjedhurit të të bindet ty.
Një drejtues modern kuptohet si nje shef i cili vetem bertit urdhera.

Mateu 20:20-28 Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: "Çfarë do?". Ajo u përgjigj: "Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde".
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: "Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: "Po, mundemi". Atëherë ai u tha atyre: "Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im". Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve. Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: "Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato, por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj; dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.

Ai nuk kujdeset për vete,
Ai nuk jep urdhra vetëm për të treguar pushtetin e tij dhe për të përmbushur vullnetin e tij.
Ai kujdeset për nevojat e të tjerëve.

Hape zemrën tënde për nevojat e të tjerëve dhe ji i vullnetshëm të sakrifikosh:
© nevojat e tua personale,
© urimet,
© deshirat,
© perpjekjet,
© kohen dhe
© parate.

Nëse nevojat e të tjerëve nuk janë më të rëndësishme se të tuat, ti nuk je i përshtatshëm për drejtim.

Gjoni 13:1-15 Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund. 2 Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zemër Judë Iskariotit, birit të Simonit, ta tradhtonte,
3 Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej, 4 u ngrit nga darka dhe hoqi rrobat e tij, mori një peshqir dhe u ngjesh. 5 Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t'ua fshijnte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.
6 Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: "Zot, ti të m'i lash këmbët mua?". 7 Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj". 8 Pjetri i tha: "Ti kurrë nuk do të m'i lash këmbët". Jezusi iu përgjigi: "Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua".
9 Simon Pjetri i tha: "Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën". 10 Jezusi i tha: "Ai që është i larë, s'ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë". 11 Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: "Nuk jeni të gjithë të pastër".
12 Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: "A e kuptoni këtë që ju kam bërë? 13 Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.
14 Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t'i lani këmbët njëri-tjetrit. 15 Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.

Sipas Biblës kreu i familjes duhet të jetë shërbëtori më i madh në familje. Ai duhet të ketë një zemër të përulur dhe shërbyese.

A. Një bashkëshort duhet të jetë kreu gruas së tij si Krishti është kreu i kishës.
Shembulli i tij është Zoti, i cili ishte shërbëtor në veten e tij.
C. Ai merr parasysh të gjitha interesat e gruas:
Ephesianëve 5:23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.
© Ai do të kalojë kohë me të;
© Ai do ta mësojë atë;
© Ai do të mbështetet tek ajo dhe do ti besojë asaj disa përgjegjësi;
© Ai nuk do të marrë vendime në vënd të saj por sëbashku me të;
© Ai është përgjegjës për gjithcka që ndodh në familje. Ai nuk duhet të bëj gjithcka por është përgjegjës për gjithcka.

Çfarë NUK do të thotë të drejtosh gruan tënde?

NUK do të thotë të shtypësh talentet e gruas;
B. NUK do të thotë të vendosësh pa marrë parasysh pikëpamjen dhe ndjenjat e gruas feelings;
C. NUK është diktaturë;
D. NUK do të thotë që burri KURRË nuk do të heqë dorë mbas një diskutimi me gruan e tij, pasi ka dëgjuar pikëpamjen e saj.

2. BURRI E DO GRUAN E TIJ.
‘Efesianëve 5:25 Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të.
Kolosianëve 3:19 Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.

Dashuria AGAPE nuk matet me ndjenja dhe madje jo nga veprat por sa një person është gati të sakrifikojë.

Gjoni 3:16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Romakëve 5:5 Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.

1 Korintasve 13:4-7 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, 5 nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; 6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, 7 i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.
Efesianëve 5:25 Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të.

Si mund ta dojë një burrë gruan e tij?

1) Tregoji dashurinë tënde;
2) Sakrifiko vete për gruan tënde
3) Respektoje atë
4) Prano dobësitë dhe gabimet e saj
Filipianëve 4:8 të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.
5) Inkurajoje që të japë opinionin e saj për çështje të ndryshme

Si të duash gruan tënde nga pikëpamja e Biblës?

Efesianëve 5:25, 28, 29 Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,

Burri duhet ta dojë gruan ashtu si Krishti deshi Kishën.
Detyra e burrit është ta përkushtojë jetën e tij në mënyrë që të shohë gruan e tij të përparojë në jetën e shenjtë dhe të arrijë pjekurinë shpirtërore që Zoti ka paracaktuar për të.
Burri është përgjegjës për rritjen shpirtërore të gruas. Është detyra e tij të ndihmojë atë të rritet shpirtësht dhe të bëhet ashtu se si duhet të jetë një grua e Zotit.

Burri duhet ta dojë gruan si trupin e tij. Kjo do te thote:
· Të ushqyerit – përmbush nevojat e saj shpirtërore dhe materiale ashtu si unë përmbush të miat.
· Të kujdesurit me butësi – përmbush nevojat e saj fiyike dhe shpirtërore. Gratë tona janë pjesë e jona. Ne duhet ti duam dhe të kujdesemi me butësi për to– si të kujesesha për gishtin tim pasi është goditur nga një çekiç.

Kështu si ti duam gratë tona? Ashtu si Krishti deshi Kishën:
© Pa kushte
Efesianëve 1:3 I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin,
© Në mënyrë konstante
Jeremia 31:3 Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme.
© Në mënyrë të veçantë
Efesianëve 1:4 sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri.
© Në mënyrë ojektive
Efesianëve1:5 duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet.
© Me ndjenjën e përkatësisë
Efesianëve 1:5 duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet.
© Në menyrë të mëshirshme (pa i vënë re gabimet dhe dobësitë e saj)
Efesianëve 1:6 për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij,
© Me hir
Efesianëve 1:7 në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij,
© Në mënyrë intime (duke ndarë dhe besuar gjithçka)
Efesianëve 1:9 duke bërë të njohur tek ne misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që ai e kish përcaktuar me veten e tij,
© Me mirësjellje
Efesianëve 1:11 Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij
© Me krenari (dhurata e jetës sime)
Efesianëve 1:12 që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, ne që shpresuam qysh më parë në Krishtin.
© Me besnikëri
Efesianëve 1:13 Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit,
© Duke sakrifikuar Jezusi sakrifikoi Interesat e Tij personale
© Me butësi duke parë nevojat e saj
© Në mënyrë pratike

Burri duhet:
© Të jetë i kujdesshëm edhe në gjëra të vogëla
© Shpesh ti tregojë gruas së tij që e do atë ;
© Ti kushtojë vëmendje asaj (jo vetëm seksit)
© Ta bëjë atë të ndjehet nevojshme
© Të mbajë marrëdhënie të mira përditë
© Të gjejë kohë për të qenë me të.

3. Burri duhet të jetojë me gruan në harmoni

1 Pjetrit 3:7 Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.

Burri nuk duhet vetëm ta drejtojë dhe ta dojë gruan e tj por gjithashtu ta respektojë.
1) Duhet ta njoh gruan time.
Suksesi im në të pasur paqe në jetën martesore është në proporcion me atë se sa mirë unë njoh gruan time. Ju duhet të njihni idetë e saj, ëndrrat, dhe sekretet.
Burri duhet ta shohë gruan e tij si një qënie delikate, duke e respektuar atë dhe duke parë vlera të mëdha në të.
2) Duhet ta nderoj atë si bashktrashëgimtaren time në hirin e jetës.
Duhet ta respektoj atë dhe ta vlerësojjo vetëm sepse ajo është delikate por sepse gjithashtu ajo do te trashëgojë të njëjtën jetë si unë.
Zoti nuk mund ti përgjigjet lutjeve të një burri, i cili trajton gruan e tij në mënyrë të gabuar ose që nuk pranon se Zoti i ka dhënë atij personin më me vlerë në botë.

Pra burri duhet:
Y Të drejtojë gruan e tij,
Y Ta dojë atë ashtu si Krishti deshi Kishën e tij dhe si ai do veten e tij,
Y Ta respektojë gruan e tij si një thesar dhe si diçka delikate dhe si një qënie, e cila zotëron të njëjtin lloj jete.

Njih gruan tënde:
© Jeto me të sipas ndërgjegjes tënde.
© Gratë janë të ndjeshme ndaj çdo fjale të pahijshme dhe vërejtjeve, ji i kujdesshëm.
© Është e rëndësishme të dish opinionin e gruas në çdo gjë.
© Kuptoje gruan tënde:
© Bisedoni me njëri-tjetrin;
© Kujdesu për nevojat materiale, emocionale, shoqërore, intelektuale dhe shpirtërore;
© Ndihmoje në punët e shtëpisë;
© Mos e krahaso gruan tënde me asnjë tjetër;
© Tregoji vlerësimn tënd dhe ji i gatshëm të sakrifikosh për të
© Nëse do ta kuptosh gruan tënde, ti do të marrësh drejtimin.
© Tregoji që ti dëshiron të njohësh sekretet e gruas, ëndrrat, frikërat etj.
© Ki parasysh delikatesën e saj dhe duhet ti kujtosh që ajo nuk është e fortë sa një burrë- kështu që hape derën për të etj.

Ndaj me gruan tënde “si bashkëtrashëgimtare e hirit të jetës”.
Në besim – bisedoni rreth Zotit dhe lutuni sëbashku. Nëse kjo mungon , lutjet e burrit nuk mund të plotësohen.
Burri duhet të pranojë që mësimet shpirtërore më familje janë detyrë e tij.
Nëse mendon se gruaja jote nuk është mjaft femërore, atëhere ka mundësi të jetë kështu sepse ti nuk e trajton atë si grua.

ROLI I GRUAS

Zanafilla 2:18 Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".

Gruaja u krijua si ‘ndihmëse’ për të plotësuar burrin e saj dhe për ta ndihmuar atë.
Aktualisht gruaja është plotësia e jëtës për burrin e saj.

Efesianëve 5:22-24 Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

Këto vargje mësojnë se gruaja duhet ti bindet burrit të saj. Si mund ta kuptojmë këtë ?
Si mundet gruaja ta përmbush burrin e saj dhe ti bindet atij gjithashtu?

Zanafilla 2:18 Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".

1. Gruaja është ndihmësja e burrit

Të ndihmosh një burrë do të thotë pranosh thirrjen tënde më të lartë.
Gruaja duhet të marrë pjesë në punët e burrit, ti përgjigjet burrit të saj me dashuri dhe ta kuptojë dhe duhet të përpiqet me gjithë zemrën e saj ta ndihmojë atë për të përmbushur planin e Zotit në jetën e tij.

Pra, Një ndihmëse është ajo që ndihmon partnerin për të arritur përmbushjen; Ajo nuk do të bëjë asgjë që do ta lëndonte burrin e saj ose të mbajë një qëndrim neglizhent në vend që ta ndihmojë atë.

Një grua e ndihmon burrin e saj në këtë mënyrë:
a) Duke e bërë shtëpinë vend inkurajimi dhe strehimi – jo ta përçmojë burrin; ta mbajë shtëpinë në rregull por të mos e bëjë si një muze.
b) Duke e ndihmuar burrin për ta mirëmbajtur dhë për tu kujdesur për shtëpinë, duke bërë të gjitha rregullimet dhe aktivitetet që burri ka stabilizuar (në bashkpunim me gruan).
c) Duke e ndihmuar për të mirëpritur miqtë e tij.
d) Duke u lutur për burrin e saj;
e) Duke e mbështetur atë në situata të vështira (gjithashtu burri duhet ta bëjë këtë me gruan)
f) Duke treguar interes për problemet e tij dhe duke u përpjekur të kuptojë nevojat e tij (dhe ato emocionale). Duke krijuar në shtëpi atmosferë çlodhëse dhe forcuese .
g) Duke ndihmuar burrin të kuptojë rolin e tij të krishterë në jetën praktike, duke e ndihmuar atë të përdorë dhuntitë e tij shpirtërore.

Në jetën private një grua duhet:
të jetë e hapur;
të jetë e kënaqur me pozicionin e saj, pronat dhe detyrat e saj;
të jetë tërheqëse;
të gjitha sugjerimet këshillat dhe korrigjimet e saj ti thotë në një mënyrë këndshme;
të kujdeset për një jetë të fortë shpirtërore;
të besojë burrin e saj.

Detyra e parë në jetën e gruas është burri i saj.
Disa gra përpiqen kaq shumë ti bëjnë burrat e tyre bashkshortë të mirë sa që atë nuk mund të jenë bashkshorte të mira.

2. Gruaja i përkushtohet drejtimit të burrit

Efesianëve 5:22 Ju, gratë, nënshtrojuni burrave tuaj porsi Zotit,

Gruaja duhet t’i përkushtohet burrit të saj duke qenë mbështetësja e tij.
Zakonisht ne kemi ndjenja negative sepse kemi një opinion të gabuar rreth përkushtimit.
Qëllimi i Zotit ishte ta mbronte gruan jo ta bënte atë të ndihej e pavlerë.

‘Nga pikëpamja e Zotit bindje do të thotë nënshtrim me përulje dhe bindje e arsyeshme ndaj autoritetit . Si shembull Ai tregon bindjen e kishës ndaj urdhëresave të Krishtit. Kjo gjë nuk e poshtëron Kishën, por e nderon atë.’
Bindje nuk do të thotë inferioritet. Do të thotë nënrenditje.

Fjala nënshtrim ‘hupatasso’në Greqisht – do të thotë
të jesh nën,
të qëndrosh në një rresht,
të planifikosh më përpara.

Gruaja nuk është inferiore në familje, thjesht ajo është nëndrenditur pas burrit e saj në shtëpi dhe në marrëdhënie martesore.

Çfarë është dhe çfarë nuk është bindja?

Zoti i dha gruas lirinë e zgjedhjes për të zgjedhur lirinë ashtu si Krishti zgjodhi ti bindej Atit. Zoti nuk respekton njerëzit kokëfortë por ato të cilët zgjedhin ti binden atij.

Çfarë është Bindja?
Efesianëve 5:22
Ju, gratë, nënshtrojuni burrave tuaj porsi Zotit,

Gjërat më kryesoe rreth bindjes:
a) Gruaja i bindet burrit të saj;
b) Bindja është e vazhdueshme – folja është në kohë të vayhdueshme;
c) Bindja është e detyrueshme – thuhet në mënyrë urdhërore.
d) Bindja nuk varetnë mënyrën se si burri e trajton gruan e tij.
1 Pjetri 3:1 Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre,
kjo i adresohet grave në të pasurin e burrave “të gabuar”
d) Bindja është diçka shpirtërore – bëhet ‘si për Zotin.
e) Bindja shprehet në veprim dhe në qëndrim.
e) Bindja influencon të gjitha aspektet e jetës.
Kolosianëve 3:18 Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.
Veprat e apostujve 5:29 Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: "Duhet t'i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
Gruaja nuk duhet të neglizhojë urdhër i qartë nga Zoti rreth bindjes!
f) Sekreti i bindjes është një qëndrim shërbyes.
g) Bindja nuk e skllavëron gruan por i jep siguri në dashuri.

Çfarë NUK është bindja?
Gruaja është më shumë se një nënë, se një pastruese dhe se një guzhiniere!

1 Pjetrit3:7 Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.

Burri duhet të respektojë gruan e tij!

a) Kjo nuk do të thotë që gruaja nuk duhet të tregojë ndonjë inciativë ose krijmtari. Tek Fjalët e Urta 31 ne shikojmë një grua e shpirtërore.
b) Kjo nuk do të thotë që gruaja humb lirinë e saj plotësisht. Treni mund të ec vetem kur është mbi hekurudhe.
c) Kjo nuk do të thotë që gruaja është inferior por që ajo është nënrenditur pas burrit të saj. Jezusi nuk ishte në një pozicion më i ulët se i Atit por thjesht i nënrenditur pas Atit.
d) Kjo nuk do të thotë që gruaja humb mëndjen, ndjenjat dhe opinionet të saj. Gruaja duhet të sugjeroj dhe t’ia lërë burrit përgjegjësinë e marrjës së vendimit.

Fjalët e Urta 31:26 (Ajo) hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

Veprat e Apostujve 18:26 Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.

Le të shohim se çfarë është respekti

Efesianëve 5:33 Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.

Respekti nuk është frika!!!!

Përkthim tjetër “Kështu që secili nga ju (pa përjashtim) ta dojë gruan e tij si pjesë e vetes së tij; dhe gruaja të ndjejë respekt për burrin e saj – ta trajtojë atë me vëmedje dhe kujdes, e nderoftë ajo atë dhe e vlerësoftë më shumë se çdo njeri tjetër, ta çmojë, ti japë të drejtë, ta dashurojë, ta lavdërojë she admirojë atë.”

Titit 2:4 që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre.

Zanafilla 3:16 Dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty".

Si ta praktikosh këtë?

BURRI ËSHTË OBJEKTI I BINDJES SË GRUAS
Gruaja do ti bindet burrit të saj jo sepse ai e meriton atë por për shkak se ajo nderon Zotin dhe marrëdhënia e saj me burrin do të reflektoj marrëdhënien e saj me Krishtin.
Gruaja që thotë se e njeh Zotin por nuk e pasqyron atë duke ju bindur burrit të saj nuk ka kuptuar nënshtrimin ndaj Krishtit.

Atehere:
fusha e bindjes së gruas është burri i saj;
motivi i bindjes së saj është ti bindet burrit si Zotit;
baza e bindjes së saj është që burri është kreu i shtëpisë;
shembulli i bndjes është bindja e Kishës ndaj Krishtit ;
gruja duhet ti bindet urrit në çdo gjë;
Zoti është Ai që na mundëson të bindemi.


Zoti e ka vendosur burrin si udhëheqës sepse ai do që gruaja të jetë e çlodhur dhe e lirë.

3. GRUAJA SI ZONJË SHTËPIE DHE KARAKTERISTIKAT E SAJ.

Zonjë shtëpie në greqishtën e vjetër ‘oikourgous’ = punëtore në shtëpi

Titus 2:5 të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.

1 Timoteut5:14 Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak për të përfolur;

1 Pjetrit 3:1-6 Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre, kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë.

Të shohësh = të vëzhgosh
Predikimi pa fjalë i gruas është jeta e saj e hirshme

A) PARAQITJA
Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura,
Gruaja duhet të kujdes për paraqitjen e saj, por mbi të gjitha duhet të kujdeset për personin e saj të brendshëm.

B) QËNDRIMI
por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë.
Ajo mëson të jetë e qetë dhe e patundur në çdo situatë;
Ajo ka bukurinë e saj të brendshme e cila varet nga lidhja e sa me ZOTIN.
Ky përmirësim vazhdon gjatë gjithë jetës së saj.

C) Bashkëpunimi me Burrin.
Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre, ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur "zot"; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë.

Gruja do ti:
Bindet burrit të saj,
Kushtojë shumë vëmendje atij,
kujdeset për nevojat e tij.

D) Vlera
Fjalët e Urta 31:10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

Besueshmëria
Fjalët e Urta 31:11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.
Mbështetja
Fjalët e Urta 31:12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

E) Punëtore
Fjalët e Urta 31:13-14 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta. 14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

F) E përkushtuar
Fjalët e Urta 31:15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

G) Me iniciativë
Fjalët e Urta 31:16-19 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht. 17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj. 18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet. 19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

H) Prioritetet
Fjalët e Urta 31:20-24 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit. 21 Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë. 22 Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta. 23 Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit. 24 Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

I) Rezultati
Fjalët e Urta 31:25-31 Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë. 26 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë. 27 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.
28 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë: 29 "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".
30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. 31 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë të portat.

Le ta përmledhim:
a) Shpirt i kujdesshëm
1 Pjetrit 3:4 por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë.
b) Dëshira e saj është burri i saj
Zanafilla 3:16 dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd
c) Besueshmëria dhe ngushëllimi
Fjalët e Urta 31:11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.
Zanafilla 24:67 Dhe Isaku e futi Rebekën në çadrën e Sarës, nënës së tij, dhe e mori me vete; ajo u bë gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kështu Isaku u ngushëllua mbas vdekjes së nënës së tij.
d) Dëshirë për të mbështetur
Zanafilla 2:18 "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".
e) Bindje dhe respekt
Efesianeve 5:33 po kështu gruaja ta respektojë burrin.
1 Peter 3:6 ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur "zot"; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë.
f) Fuqia fizike
Fjalët e Urta 31:17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.
g) Fuqia e mëndjes
Philippians 2:5 Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,
2 Korintasve 10:5 që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t'ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit,
h) Ajo e bën shtëpinë një vend në të cilin burrit i pëlqen të kthehet.
Fjalët e Urta 31:27 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.
Titit 2:5 të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.
i) Mikpritëse për miqtë e burrit
Romakëve 12:13 ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.
j) Gjatë gjthë jetës së saj ajo është si një kurorë e bukur për burrin e saj
Fjalët e Urta 12:4 Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

4. GRUAJA ËSHTË NJË MËSUESE
Titit 2:3-4 Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës, që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,

Zoti i ka dhënë gruas një influencë të madhe në familje. Varet shumë nga gruaja se si do të jetë burri. Është një grua e madhe pas çdo burri të madh. Ajo plotëson burrin e saj. Ajo është ndihmësja e tij. Ajo është e bindur në shtëpinë e tyre dhe mëson gjithashtu gratë e tjera ti duan burrat e tyre. Ajo është personi më i rëndsshëm në jetën e burrit të saj.

e diel, 5 tetor 2008

Pesë gjuhët e dashurisë

Sot sapo mora ne dore nje liber te mrekullueshem me titullin "The Love languages of God" nga Gary Chapman (Gjuhet e dashurise se Zotit).

Ato jane:

1) Fjale afirmimi
2) Kohe cilesore
3) Dhuratat
4) Vepra sherbimi
5) Prekje fizike

Nese ju doni te zbuloni se cila eshte gjuha e pare e dashurise tuaj ndaj Zotit pergjigjuni ketyre 3 pyetjeve si meposhte:

1) Si e shfaq une dashurine time ndaj Zotit? Kur ju reflektoni dhe gjeni se ju jeni nje person qe ndiheni shume afer Zotit kur ju shpenzoni kohe te qete, vetem, duke lexuar Biblen – kjo do te thote se gjuha kryesore e dashurise ndaj Zotit eshte koha cilesore me te. Ose kur ju jeni vullnetare per te bere nje sherbim te vecante ne Kishe atehere gjuha e dashurise tuaj eshte vepra sherbimi.

2) Per cfare i ankohem Zotit? Nese ju i ankoheni Zotit- Zot une nuk ndihem afer teje edhe kur lexoje biblen. Me perpara qaja dhe prekesha shume. Ky ankim zbulon se gjuha e dashurise suaj eshte prekja fizike.Apo kur ankohemi se Zoti nuk po na bekon me – atehere kjo zbulon se gjuha e dashurise eshte dhuratat.

3) Cfare i kerkoje Zotit me shpesh? Nese ju luteni me shpesh per urtesi – kjo zbulon se gjuha e dashurise suaj eshte fjalet dhe afirmimet.

Mirë së erdhet!

Ne lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të Tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore. (Kol.1:9)